Burri dhe gruaja rrahen me njëri- tjetrin,lajmërojnë rastin në Polici
BKT
Kronika

Burri dhe gruaja rrahen me njëri- tjetrin,lajmërojnë rastin në Polici

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për dhunë në familje.

Një mashkull dhe një femër nga Prizreni kanë sulmuar njëri- tjetrin.

“DHUNË NË FAMILJE

Prizren 05.10.2020 – 21:30.  Raportohet se të  dyshuarit mashkull kosovar dhe femër kosovare kishin bashkëjetuar dhe kanë një fëmijë, dhe pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri tjetrin ku kanë marrë lëndime të lehta trupor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me udhëzimin e të cilit femiun e merr nëna e tij deri ne vendimin e gjykatës. Dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, njofton Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika