Mësimet e Gjuhës Shqipe jepen në universitete dhe qendra arsimore në Turqi
BKT
   Shqiptarët në Turqi

Mësimet e Gjuhës Shqipe jepen në universitete dhe qendra arsimore në Turqi

Në shoqatën kulturore në Stamboll mbahet kursi i gjuhës shqipe, nga mosha të ndryshme që me dashurinë e tyre ndaj gjuhës shqipe bëjnë që përpjekjet e tyre në këtë kurs të jenë të mëdha. Kjo është shoqata e pjesës aziatike të Stambollit, shqiptarët në këtë shoqatë janë nga zona të ndryshme, ka shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë që janë shumë të interesuar për të mësuar gjuhën shqipe.

Kryetari i shoqatës Ziya Shenkardesh tha se po vazhdohet me sezonin e dytë të kursit të gjuhës shqipe. Para dy muaj e gjysmë ka filluar kursi duke përfshirë mosha të ndyshme, të rinjë dhe të moshuar. Ziya Shenkardesh është kryetar i shoqatës prej nëntë muajsh dhe një nga aktivitetet kryesore ka qenë vazhdimi i gjuhës shqipe. Kursi në gjuhën shqipe bëhet që tua lehtësoj komunikimin shqiptarëve që jetojnë në Turqi, për të mbajtur gjuhën amtare, gjuhën e nënës, gjuhën paraardhëse - gjuhën shqipe.

Shqiptarët qe po vijojnë kursin kanë dëshirë të vizitojnë Kosovën dhe Shqipërinë dhe me anë të gjuhës të arrijnë të komunikojnë sa më mirë dhe të mësojnë edhe për historinë dhe kulturën shqiptare.Që të mësohet e vërteta për rrënjët shqiptare.

Kryetari i shoqatës bëri thirrje që të gjithë që duan të mësojnë gjuhën shqipe janë të mirëseardhur në këtë kurs, madje jo vetëm shqiptarët por kushdo që është i interesuar.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

 


MË SHUME NGA    Shqiptarët në Turqi