90 vjeçari nga Vushtrria që jeton në Izmir: Serbët ma vranë babën para syve
BKT
   Shqiptarët në Turqi

90 vjeçari nga Vushtrria që jeton në Izmir: Serbët ma vranë babën para syve

90 vjeçari me prejardhje nga Vushtrria, Shefqet Nika, i biri i luftëtëarit të mëdha nga Vushtrria, Abdullah Nika, i cili jeton në Izmir të Turqisë ka treguar për vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai ka treguar për vrasjet dhe masakrat që aso kohe i kishin kryer forcat serbe.

“Në vitin 1946, serbët e vranë babain tim bashkë me xhaxhain në Mitrovicë. Kemi parë maskra të mëdha. Ata i ekzekutuan në sy të fëmijëve”, rrëfën ai.

Shefqet Nika ka treguar se si ishte kapur babai i tij nga forcat serbe. “Serbët ua vendosnin përpara fëmijët. E baba im i kishte bombat në gjoks. Ata i përdornin fëmijët që mos t’i gjuanin për t’i vrarë shqiptarët”.

Tutje ai ka folur për kohën sa shërbente në ushtri, duke treguar për diskriminim që përjetonin shqiptarët.

“Në ushtri i kemi pas krejt me vonesë. Nuk na jepnin bukë me javë. Kam qenë shënjtar i mirë, në 400 metra e kam vra shenjën. Kurse serbët gjuajshin në 30 metra e s’mujshin me ia qëllu, gjuashin në dhe.

Shefqet Nika ka thënë se shumicën e të afërmve i ka ende në Vushtrri, duke nisur nga vëllai. /RTKLive/

 


MË SHUME NGA    Shqiptarët në Turqi