Vrasja në Malësi të Madhe, arrestohet babai i autorit të ngjarjes
BKT
Kronika

Vrasja në Malësi të Madhe, arrestohet babai i autorit të ngjarjes

Policia ka shoqëruar mbrëmjen e djeshme Rrok Pepajn, i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor me djalin e tij për kultivimin e lëndëve narkotike.

Falë bashkëpunimit të tij me forcat e policisë ditën e djeshme u bë e mundur lokalizimi i parcelës së drogës si dhe gjetja e dy trupave të pajetë të Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.

Ditën e sotme, Rrokut i është komunikuar akuza për kultivim të lëndëve narkotike dhe është ndaluar nga policia.

Trupat e pajetë të Vilson Çotajt dhe Klement Pepajt, të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë rreth gjashtë ditë më parë, u gjetën në një nga malet e Kastratit në Malësi të  Madhe.

Deri tani Policia e qarkut Shkodër ka lëshuar një fletë-arresti për Danjel Pepën, i cili dyshohet të jetë personi, që ka kryer ekzekutimin e dy të rinjve, njofton euronews.albania.

Sipas burimeve paraprake thuhet se mes tyre ka pasur një konflikt për parcelat e drogës, e cila dyshohet se ka përfunduar në përplasje me armë. Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet në zonë pasi ngjarja mund të marrë përmasa të tjera, për vetë faktin se familjet e viktimave dha ajo autorit të dyshuar ndodhen afër njëra-tjetrës.


MË SHUME NGA Kronika