Hyseni: Turqia shembull i rajonit e botës për mengjimin e Covid 19
BKT
   Shqiptarët në Turqi

Hyseni: Turqia shembull i rajonit e botës për mengjimin e Covid 19

Enis Hyseni nga Presheva i cili punon si mjek në Turqi thotë se pandemia Covid 19 është ndër problemet globale e cila ka kapluar gjithë globin. Sipas tij, Turqia e ka menagjuar shumë mirë situatën me këtë pandemi.

“Pamdemia është shumë e vështirë prandaj duhet të kemi shumë kujdes dhe ta ruajmë distancën dhe gjithsesi duhet përmabajtur rekomandimeve që jep secili organ përgjegjës”, shprehet ai.

Hyseni thotë që secili shtet e menagjon pandeminë ndryshe kjo për faktin se OBSH nuk ka dalë me një qëndrim strikt apo udhërrëfyes  të saktë se si duhet vepruar.

“Deri sa nuk kemi vaksinë kundër këtij virusi, atëherë do të bashkëjetojmë me këtë edhe për një kohë. Gjatë kësaj faze të kësaj pandemie, ky virus ka ndryshuar gjithë jetën e njerzëve po thuajse në të gjithë globin”, thekson Hyseni.

 


MË SHUME NGA    Shqiptarët në Turqi