17:47 / 10.10.2020
Sekuestrohen 30 mijë paund në Rinas, arrestohet një iraniane
Ditën e sotme në Rinas është arrestuar një 39-vjeçar i cili nuk deklaroi 30 mijë paund, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë dhe një 27-vjeçare iraniane, e cila qarkullonte me pasaportë të falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.























