Një aksident trafiku me fatalitet dhe 16 me të lënduar për 24 orë
BKT
Kronika

Një aksident trafiku me fatalitet dhe 16 me të lënduar për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 39 aksidente trafiku, prej tyre 1 me fatalitet, 16 me persona të lënduar dhe 22 vetëm me dëme materiale.

Për shkelësit e rregullave të trafikut janë shqiptuar 781 gjoba, ndërsa janë arrestuar 18 persona për vepra të ndryshme penale.

Në mbajtje janë dërguar 10 persona, 1 në ndalim policor dhe 3 në vuajtje të dënimit.

Tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19 janë 662.


MË SHUME NGA Kronika