Shoku i Adem Demaçit, Njazi Straja nga Turqia mallkon gurbetin

Shoku i Adem Demaçit, Njazi Straja nga Turqia mallkon gurbetin

Patrioti, atdhetari Njazi Straja me prejardhje shqiptare, shoku i ngushtë i Adem Demaçit rrëfen jetën, sakrificat, burgimin dhe idealet e tyre.

Ai po mbush moshën 88 vjeç në Stamboll, edhe pse shumë vite jetoi në Turqi ai kurrë nuk harroi gjuhën shqipe, e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, ai mallkon kush e ka detyruar të shkojë në gurbet. Ka një thirrje " Mos braktisni atdheun, nëse s'ju dëbojnë me zor", askush s'e lëshon vendin pa asnjë arsye, nuk është lehtë me u bë mërgimtar.

Ai u burgos  në vitin 1964 e u dënua me 9 vjet, u detyrua me dhunë të largohej nga Kosova. Jetoi  62 vjet në Turqi me mall e zemër të djegur. Ai thotë i përlotur ''Mallkuar qoftë gurbetí", kurrë nuk luftuam për karrige, kishim veç një qëllim PAVARËSINË.

Straja gjithashtu rrëfen kohën që ka kaluar me shokun e tij Adem Demaçin, tregon sakrificat dhe gjithë sfidat e burgimit, idealet që kanë pasur së bashku.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë: