Shkrimtarja turke Mehtap Altın e dashuruar mbas trojeve shqiptare

Shkrimtarja turke Mehtap Altın e dashuruar mbas trojeve shqiptare

Emisioni "Shqiptarët" në Turqi ka udhëtuar kësaj radhe për në shtëpinë e shkrimtares së njohur turke, Mehtap Altın, libri i së cilës u përkthye në gjuhën shqipe.

Një grua nga Kajseri i Turqisë, e cila është e dashuruar mbas trojeve tona shqiptare. Shkrimtaja Mehtap Altın për këtë emision tregoi më shumë rreth librave të saj, tregoi përvojën e saj. "Libri im i parë u botua në vitin 1995.

Sapo kisha mbaruar shhkollën e mesme këtu në vendin tim? kishte shumë poetë që na frymëzuan në rrugën e dijes. Në ato vite qyteti ku kam lindur ishte shumë i mbyllur dhe me paragjykime, kështu që vendosa të shfaq ndjenjat e mia në një mënyrë të mbyllur. Ai që me mbështeti fort ishte babi im, isha 18 vjeçe dhe libri im i parë ishte me poezitë e ndjenjave...” rrefen shkrimtarja .

Ajo po ashtu tregoi se është e lidhur shumë me trojet shqiptare dhe tha se një nga ëndrrat e saj është të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë: