Gurvardar: Çetnikët serbë na rrihnin, lidhnin e torturonin

Gurvardar: Çetnikët serbë na rrihnin, lidhnin e torturonin

Emisioni `Shqiptarët në Turqi` sjell rrëfimin e Rexhep Gurvardar, i cili ka rreth 90 vjeç dhe rrëfen historinë e tij të emigrimit në Turqi, pas torturave që u bënin çetnikët serbë tërë shqiptarëve të ati fshati ku jetonte.

Gurvard tregon se si një personi i vendosnin çibritat mes gishtave duke e djegur qëllimisht dhe pastaj e lëndonin edhe në kokë, që ishte detyruar për rreth tre muaj të jetonte me ato plagë pasi nuk kishte mjekë për ta shëruar.

"Ka qenë një hoxhë, ja vendosnin çibritat në mes të gishtave dhe e digjnin, e kam parë duke i pikur tlyri në tokë. Baba nuk i kishte thënë lëre fare, në fund ai me qizme e shkel në kokë, ju ka djegur lëkura dhe ashtu ka qëndruar për rreth tre muaj  sepse nuk kishte mjekë që ta shërojnë. Pastaj ata i propozonin që ai të vishej si grua, që të largohet nga fshati, në mënyrë që të shpëtoj".

"Jo nana nuk vishem si grua, ma mirë me vdekë se burri asht' për plumb me e vra", citon ai hoxhën.

Rexhep Gurvardar, rreth 90 vjeç dhe ka një histori që djeg çdo zemër të çdo shqiptari që do ta dëgjojë.

Gurvardar ka lindur në Kumanovë në vitin 1930, qysh si i vogël ai mban mend se si i tërë fshati kishte pasur shumë probleme nga çetnikët serbë që kanë masaruar fshatin 

"Serbët na kanë ardhë, luftojshin me shqiptarët, ne kemi qenë në krahun ku nuk kishte shqiptarë. Ata kërkojshin ushqim për të ngrënë dhe një ditë u përleshën me shqiptarët që ishin në krahun tjetër, dhe vranë shumë prej tyre. Kur u kthyen neve na mblodhën të gjithë, ata që ishin mbi 10 vjeç dhe i kanë lidhur, i kanë rrahur dhe i kanë dërguar në një mal duke torturuar", rrëfen tutje gjyshi Gurvard.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë: