19:59 / 15.10.2020
Pa kontakt prej katër ditësh, familjarët dyshojnë për rrëmbim të 40-vjeçari
Një 40-vjeçar nga Lepenica e Vlorës ka humbur kontaktet me familjarët e tij prej 4 ditësh.
Bëhet fjalë për shtetasin Ermal Ngucaj, për të cilin familjarët kanë bërë denoncim në polici.
Ndërkohë, makina e 40-vjeçarit është gjetur në fshatin Mavrovë të Vlorës. Familja dyshon për rrëmbimin e tij.
Dyshimet paraprake të policisë lidhen me të kaluarën e këtij personi, i cili rezulton me precedentë penal./a2/























