Ferizaj - Mbi 22 vjet burgim të akuzuarve për grabitje

Ferizaj - Mbi 22 vjet burgim të akuzuarve për grabitje

Gjykata e Ferizajt ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurve B. G., V. S. dhe L. H., shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët akuzoheshin për grabitje dhe armë mbajtje pa leje.

“Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, B. G. dhe V. S., akuzohen per tetë vepra penale të kryera në bashkëkryerje grabitje, kurse i akuzuari B. G. edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e Gjykates së Ferizajt.

Tutje thuhet se edhe të akuzuarit L. H. për shkak të veprës penale të kryer në vazhdim blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale i është caktuar paraburgimi.

“Kryetari i trupit gjykues Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, pranimit të fajësisë nga të pandehurit për veprat penale me të cilat i ngarkon akuza, të pandehurin B.G, e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë (11) vjet e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijepesëqind (2500) euro. Të pandehurit V.S iu shqiptua dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë (11) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijepesëqind (2500) euro, ndërsa i pandehuri L.H u gjykua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri në periudhën kohore prej dy (2) vjet nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit  nuk kryen vepër tjetër penal”, njofton Gjykata

Sipas prokuroris të akuzuarit nga koha e pa caktuar deri në mars të vitit 2020, në bashkëkryerje kanë kryer tetë (8) vepra penale të grabitjes, në disa pompa të derivateve dhe auto sallon. Të pandehurit me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze për ta sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, në bashkëkryerje kanë përvetësuar  pasurinë e luajtshme të personit tjetër me qëllim që vetes ti sjellin përfitim pasosur të kundërligjshëm. Ndërsa i pandehuri i tretë në vazhdimësi ka blerë sendet e përfituara me kryerjen e veprës penale edhe pse e ka ditur se të njëjtat janë përfituar me kryerje e veprës penale.

“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar”, përfundon njoftimin e sajë Gjykata e Gjilanit.