Rreth 1 kg kokainë në garazh, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Torino

Rreth 1 kg kokainë në garazh, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Torino

Një 38 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia italiane në Torino pasi në garazhin e tij u gjendën rreth 1 kg kokainë.

Me precedentë të mëparshëm penalë, shqiptari kishte fshehur në garazhin e një pallati në Torino 930 gram kokainë.

Sipas informacioneve, garazhi ishte në pronësi të një italiani, por shfrytëzohej nga shqiptari

Droga ishte e ndarë në tri pako, ndërsa u sekuestruan edhe materiale të tjera për paketimin e dozave të drogës si dhe një peshore precize.

Emri i shqiptarit nuk është bërë ende i ditur./oranews