94 vjeçari: Shqiptari është besnik, nuk gënjen dhe nuk frikësohet

94 vjeçari: Shqiptari është besnik, nuk gënjen dhe nuk frikësohet

`Shqiptarët e Turiqisë` kësaj radhe, për të parën herë ishin te shqiptarët e Bergames. Aty u bashkëbisedua me gjyshin 94 vjeçar, afër një shekullor, i quajtur Hilmi Korkmazer, i cili ka lindur në Turqi, të parët e tij kanë ardhë nga Prishtina.

Ai tregoi se prindërit dhe familjarët e tij kanë emigruar për në Turqi qysh në vitin 1893, babai i tij nga Prishtina kurse nëna nga Vushtrria.

"Edhe tetë muaj mbushi 95 vjeç, i lindur në Turqi, të parët e mi kanë ardhur disa vite më parë se të lindja unë, baba im ka ardhë i ri aso kohë këtu nga Prishtina, nëna ka qenë nga Vushtrria. Ata kanë ardhë në Turqi mbi 100 vjet më parë, në vitin 1893, ma të parët muhaxhirë ne kemi qenë këtu. Baba ka ardhë këtu si beqar më pastaj është martu, e kam pasur një vëlla dhe një motër më të mëdhenjë se unë", tha Korkmazeri 94 vjeçar.

Ai tutje tregon se vite më parë prindërit dhe familjarët e tij u detyruan të ikin nga Kosova si pasojë e serbëve, dhe nga atëherë kanë mbetur në Turqi dhe sjanë kthyer më në vendet e tyre.

"Arsyeja që kemi dal nga vendi ynë është sepse Serbia e ka marrë atyhen dhe familjarët e parë kanë ikur në atë kohë dhe kanë mbetur këtu. Prej babës nuk e di nëse ndonjë familjarë ka mbetur atje, më duket se kanë mbetur vetëm dajtë e tij." 

Ai rrëfen fëmijërinë e tij duke thënë se ishin në varfëri, ai ka shkuar të kujdeset për kafshë "me shtatë vjeç jam marrë me ruajtjen e bollicave, shoku im ka shkuar në shkollë dhe prej tij kam mësuar shkrim-leximin".

Në Bergame ka shumë shqiptarë, këtu ku jeton Korkmazer e gjithë lagjja thuajse është me shqiptarë.

Ai thotë se ju ka mbetur emri shqiptarë sepse flasin shqip, por të qenurit shqiptar duhet pasur virtyte të mëdha si të qenurit i fjalës e i besës, të mos gënjejnë dhe të mos friksohen, e mbi të gjitha të mos shkelin të "voglin" veç pse munden.

"Na shqiptarë sjemi, neve shqiptarë me na thanë hakaret bëhet. Shqiptari është besnik, shqiptari nuk gënjenë, shqiptari nuk frikësohet, shqiptari të voglin nuk e shkel veç pse mundet. Neve shqiptarë na thonë, hakaret bëhet shqiptari por po flasim shqip dhe na ka mbetë emri shqiptarë", tha ai.

Në Sangjak ka shumë shqiptarë, prej dhunës së serbit ata janë ndryshuar mbiemrat dhe janë bërë si boshnjakë.

"Neve me na thanë shqiptarë hakaret bëhet shqiptari. Shtëpia me një urë nuk mbahet", tha tutje ai.

Për më shumë ndiqeni video e plotë:


MË SHUME NGA Shqiptarët në Turqi