Policia kapë 53 sirianë në 13 taksi në Leposaviq

Policia kapë 53 sirianë në 13 taksi në Leposaviq

13 taksi vetura me 53 sirianë migrantë janë kapur në Leposaviq nga Policia e Kosovës.

Në mungesë të dokumenteve për lejeqëndrim në Kosovë ata janë shoqëruar në njësinë e migracionit.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.

“13 taksi janë ndaluar nga Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 20:00 në Leposaviq, nën dyshimin se po bartnin migrantë nga Siria. Jemi në koordinim me prokurorin për të parë procedurat e mëtejshme”.

Taksitë ishin duke udhëtuar në formë të kolonës, të gjithë bashkë.