Bastisen dy lokale në Samadraxhë për organizim të lojërave të fatit

Bastisen dy lokale në Samadraxhë për organizim të lojërave të fatit

Dje në Samadraxhë të Suharekës janë bastisur dy lokale nga policia për organizim të skemave piramidale

Në njërin nga lokalet janë gjetë dhe konfiskuar një shtëpizë kompjuteri, dy telefona dhe pajisje për bixhoz. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa në lokalin tjetër janë gjetë dhe konfiskuar një llaptop, tre telefona dhe para të gatshme 185 euro, 10 Franga Zvicerane, 110 dinar Serb, 30 kuna Kroate,500 Forinta Hungareze,200 Lekë Shqiptare, 10 Lei Rumune,6 dolar Amerikan,110 denar Maqedonas, 5 funta Britanike dhe 5 Paund Egjiptase . Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.