10:44 / 19.10.2020
Drenicakut ia kallin ushqimin e bagëtive, i shkaktojnë dëme të mëdha
Një banorë i fshatit Kozhic të Skenderajt është ankuar në Polici se persona të panjohur i kanë vënë zjarr ushqimit të bagëtisë.
Sipas tij i është bërë dëm i konsiderueshëm në vlerë prej 1450 euro.
Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë e Zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.
“Fsh. Kozhic, Skenderaj, 18.10.2020-01:50. Ankuesi mashkull Kos. ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin ushqimit të bagëtive. Në vend ngjarjes kanë dal njësitet policore ndërsa zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit vlera e demit është rreth 1450 euro. Nuk raportohet për të lënduar“, thuhet në njoftimin e Policisë.























