Grabitësi tmerron punëtoren në kioskë,nën kërcënimin e armës ia merr paratë
BKT
Kronika

Grabitësi tmerron punëtoren në kioskë,nën kërcënimin e armës ia merr paratë

Një femër ka raportuar në polici se të dielën rreth orës 20:00, derisa ishte duke punuar në kioskë, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës nga kasaforta i ka marrë para dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka njoftuar se grabitja e armatosur ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Nuk është raportuar për të lënduar.


MË SHUME NGA Kronika