Shqiptarët e Sanxhakut që ruajtën traditën edhe në Turqi

Shqiptarët e Sanxhakut që ruajtën traditën edhe në Turqi

Emisioni “Shqiptarët e Turqisë” iu takon bashkatdhetarëve tanë, shqetësimeve dhe suksesve të tyre, por pjesa më e rëndësishme e këtij emisioni është se duam të evidentojmë origjinen e tyre, sidomos atyre familjeve që janë shpërngulur që në moshë shumë të re nga vendlindja e tyre.

Se si shqiptarët e Turqisë e ruajtën traditën, gjuhën shqipe dhe si ndodhi largimi i tyre nga vendlindja për shkaqe lufte e për shkaqe ekonomike i mësojmë përmes këtij emisioni.

Një familje e hershme që nga viti 1413, është shpërngulur nga Malësia e Shkodrës dhe është vendosur në Turqi, dhe ajo që është më e rëndësishmja se si pas kaq shumë vitesh ata e kanë ruajtur gjuhën shqipe si dhe traditat shqiptare.

Hamit Shkreli është me prejardhje shqiptare. Stërgjyshërit e tij emigruan rreth viteve 1700 nga Malësia e Shkodrës në Sanxhak.

Sanxhaku është banuar me shqiptarë edhe shumë fshatra rreth e rreth, pasi kanë kaluar në Sanxhak një pjesë e madhe e shqiptarëve e kanë ndryshuar gjuhën, një pjesë nuk e kanë mbajtur kulturën dhe traditën shqipe, mirëpo historinë e kulturën shqipe e kanë përjetuar me gjuhën boshnjake.

Në këtë video përmendet edhe libri historik  “Rrënjet e popullsisë së Sanxhakut”, ku në të janë përshkruar familjet që janë shpërngulur në Sanxhak dhe është përshkruar perjardhja e gjithë familjeve në atë kohë që janë transferuar në Sanxhak.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë: