Kurtogu: Na detyruan ti ndryshojmë emrat nga shqip në turk

Kurtogu: Na detyruan ti ndryshojmë emrat nga shqip në turk

Jusuf Kurtogu nga Bergama, kryetar i odës së rrobaqepsëve në Turqi, i cili ka prejardhje shqiptare nga fshati Bilaq afër Preshevës-Bujanovcit, ai së bashku me familjen e tij është shpërngulur në Turqi që nga viti 1959 ( që në moshën 13 vjeçare).

Ajo që lë përshtypje është se ai edhe pse në moshën shumë të re është  shpërngulur në Turqi, e flet shumë mirë gjuhën shqipe, madje historinë e tij e tregon në gjuhën shqipe.

Kurtogu tregon historinë e tij se si është shpërngulur në Turqi, se si i kanë detyruar turqit ti ndryshonin emrat e tyre shqip dhe ti vendosin emra turk, se si e ka vizituar vendlindjen e tij pas 28 viteve në Turqi.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë: