Qorrajt e Beratit me biznes në Turqi

Qorrajt e Beratit me biznes në Turqi

Shqiptarët që emigruan që nga viti 1992 nga Shqipëria për në Turqi dhe atje ata hapën bisnesin e tyre pas disa viteve në zemer të Stambolli me emrin "Albania Gardens".

Kjo familje vjen nga Qorrajt e Beratit, kryefamiljari Mytari rrëfen historinë dhe sukseset e tij që ka arritur në Turqi. Ai sa ishte në Shqipëri në atë kohë ishte miratuar ligji që personat që punonin në moshë madhore të dilnin dy vite para kohe në pension, pasi ai mbushi 48 vjeç, doli 60% në pension pas 15 vite përvojë pune, andaj kur ai kishte dalur në pension kishin venodosur së bashku me familje të shpërnguleshin  nga Shqipëria për shkaqe ekonomike dhe ata vendosën të shpërnguleshin në Turqi.

Ai në Turqi kishte shkuar vetëm me 300 dollarë, në fillim ishtë strehuar nga një familje shqiptare, deri sa ata gjetën një punë pastaj kishin dalur me qera. Për 8 vite radhazi ata kishin punuar në sere të lulishteve, dhe pas gjithë këtyre viteve ata kishin vendosur ta hapin një firmë të veten  me pemë e lulishte të ndryshme dhe që ja vendosi emrin "Albani Gardens". Ai tani ka rreth 15 vite që e posedon këtë biznes në Turqi, dhe tregon se si ka arritur të ec para me këtë biznes së bashku me familjen e tij.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë: