Ahmeti në moshën 68 vjeçare vizitoi për herë të parë hallen e tij në Kosovë

Ahmeti në moshën 68 vjeçare vizitoi për herë të parë hallen e tij në Kosovë

Ahmet Shykyri 98 vjeçar, ka lindur dhe rritur në Turqi, ka prejardhje shqiptare nga Hajvalia e Kosovës, babai i tij Ramadan është shpërngulur në Turqi për shkak se ishin të rezikuar nga pushteti i atëhershëm serb.

Gjyshi Ahmet na rrëfen historin e babait të tij se si ishin shpërngulur në Turqi, babai i tij kishte qenë mësues dhe i kishte mësuar fëmijet e shtatë katunëve.

Në Hajvali i kishin mbetur një pjesë e familjës së babait të tij, mandje në vitet e 79-ta, kur gjyshi Ahmet mbushi 68 vjeç ai e kishte vizituar motrën e babait në Kosovë, pasi deri atëhere nuk e kishte ditur se ishte apo jo ende gjallë.

Po ashtu tregon se ende mbajnë kontaktin me familjarët në Kosovë, ata e kishin vizituar gjyshin edhe në Turqi para 4 viteve.

Për më shumë rreth ngjarjes së gjyshit Ahmet ndiqeni videon e plotë: