10:39 / 22.10.2020
Tre të arrestuar për prostitucion
Dy shtetas të Kosovës dhe një femër nga Shqipëria janë arrestuar për veprën “mundësim ose detyrim në prostitucion”.
Siç bëhet e ditur nga raporti i Policisë, rasti ka ndodhur në Gjilan dhe Fushë-Kosovë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.























