Drogë nga Shqipëria, arrestohen 4 persona, 2 në Kosovë dhe 2 në Shqipëri
BKT
Kosovë

Drogë nga Shqipëria, arrestohen 4 persona, 2 në Kosovë dhe 2 në Shqipëri

Sot në ora 7:00 të mëngjesit, në pikën kufitare Qafë Morinë më pjesën e zonës së Bajram Currit është ndaluar një veturë me targa të Kosovës 06--EA ku gjatë regjistrimit në sistemin kufitar policët kanë vërejtur se ka diçka të dyshimtë.

Më pas vetura është ndarë nga të tjerat dhe i është bërë kontroll i detajuar personave qe ishin në të.

Siç njofton Koloneli i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, gjatë kontrollit është vërejtur se në ulësen e pasagjerit është një qese e mbështjellur ku në të ishin një kilogram drogë e llojit marihuanë.

“Persona që kanë qenë në veturë, vozitësi dhe pasagjeri janë arrestuar”, ka thënë Krasniqi për Ballkani.info.

Personat e arrestuar janë F.S.D i lindur më 21/08/2001 dhe personi i dytë K.SH.Z i lindur me 06/04/1996. Të gjitha njësitë kanë dal në vend ngjarje dhe me urdhër të prokurorit të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit  për 48 ore dhe njëkohësisht është konfiskuar vetura dhe provat material.

“Vlen të cekët se falë bashkëpunimit me autoritetet e Shqipërisë dhe informacionin se nga kush ishte shitur droga, menjëherë është bastisur personi nga Shqipëria dhe informacionin që posedoj, droga është gjetur në shtëpinë e tij në fshatin Cernicë, zona e Bajram Currit. Janë gjetur edhe dy kilogramë drogë, municion dhe armë, ku me çrast janë arrestuar dy të dyshuar”, ka thënë Krasniqi.


MË SHUME NGA Kosovë