Aksident trafiku në Zubin Potok, vdes një 21-vjeçar

Aksident trafiku në Zubin Potok, vdes një 21-vjeçar

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Zubin Potok.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:45 në rrugën nacionale Zubin Potok- Mitrovicë, në fshatin Zhabar, ku për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me kushte të rrugës, vozitësi ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka shkaktuar vet-aksident.

“Si pasojë e aksidentit pasagjeri A.Sh., 21 vjeçar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa vozitësi dhe dy pasagjeret tjerë pas marrjes se tretmanit në Spitalin rajonal Mitrovicë janë liruar në shtëpi.Rasti është kualifikuar si ‘aksident trafiku me fatalitet’ ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.

Polica shton më tej se hetuesit e Stacionit Policor Vushtrri dhe njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorëve të rasteve, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentet me pasojë fataliteti.