10:26 / 23.10.2020
Një burrë në Prishtinë sulmohet me shufra metalike nga tre persona
Një burrë në Prishtinë raportohet të jetë sulmuar me shufra metalike nga tre të tjerë.
Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur dje në ora 09:41.
Gjithashtu bëhet e ditur se viktimës i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.























