Si e zhdukën serbët nipin e Hasan Spahiut

Si e zhdukën serbët nipin e Hasan Spahiut

Emisioni “Shqiptarët e Turqisë” vizitoi një tjetër familje shqiptare që ka emigruar në turqi, ata rrëfejnë jetën dhe ngjarjet e rënda që kanë përjetuar.

Nexhmedin Spahiu me prejardhje shqiptare nga Presheva, rrëfen ngjarjet që ka përjetuar familja e tij gjatë jetës së tyre.

Gjyshi  i tij në vitin 1926 së bashku me nipin e tij Jahjen vendosin në atë  kohë për tu shpërngulur në Turqi, pasi ata nuk u përshtaten nuk e gjenin vetën atje, kthehen përsëri në Preshevë.

Edhe pse ata kishin shitur gjithë pasurin, nipi i tij  Jahja kishte ndihmuar të ndërtonin një shtëpi dhe të vazhdonin jetën aty. Jahja bashkangjitet me balistat e Preshevës për të luftuar kundër  serbëve në atë kohë, pasi Jahja kishte mbytur një serb, pastaj serbët e kishin kërkuar atë sepse dikush e kishte spionuar. Jahja detyrohet të ik në mal, nuk rrinte më në shtëpi, madjë gjyshi e kishte fshehur edhe në bunar, pastaj ai detyrohet të ik në Gilan tek daja i tij.

Por edhe pse ishte fshehur në Gilan tek shtëpia e dajës së tij, disa shqiptarë kishin bashkëpunuar me serbët dhe i kishin treguar vendodhjen e tij.

Se çfarë ndodhi me atë, si ishte zhdukur Jahja, si kishin emigruar përsëri familja e tij në Turqi ndiqeni videon e plotë: