Mustafa: LDK pret fitore bindëse në Podujevë

Mustafa: LDK pret fitore bindëse në Podujevë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se pret fitore bindëse në zgjedhjet që do mbahen për kryetar komune në Podujevë.

I pari i partisë së LDK-së e ka thënë një gjë të tillë nëpërmjet llogarisë së tij në ‘Facebook’, teksa ka treguar edhe për takimin me kandidatin për kryetar komune në Podujevë nga Lidhja Demokratike, shkruan Gazeta Express.

” Bashkëbisedim me Nexhmi Rudarin, kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Agim Veliun, kryetar i mëparshëm i Podujevës, tani Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike”, thuhet në postimin e Mustafës.


MË SHUME NGA Nacionale