Grabitje në Prishtinë

Grabitje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti me një thikë ka hyrë në një lokal dhe ka shqetësuar viktimën.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 02:05.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (që dyshohet se ka të meta psiqike) pasi që i njëjti me një mjet të mprehtë-thikë ka hyrë në një lokal dhe ka shqetësuar viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.