Vetëvritet një person në shtëpinë e tij në Viti, flasin nga policia

Vetëvritet një person në shtëpinë e tij në Viti, flasin nga policia

Një person ka kryer vetëvrasje në fshatin Kabash të Vitisë. Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një 72 vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datë 26.10.2020 rreth orës 17:50, Policia e Kisovës në Viti ka pranuar një informatë se në fshatin Kabash komuna Viti dyshohet se një person i moshës shtatëdhjet e dy vjeç (72 ) vjeq ne shtëpinë e tij ka kryer vetëvrasje. Patrulla policore se bashku me njësinë e hetimeve dhe krim tekniken  kanë dal në vendin e ngjarjes ,ne vendin e ngjarjes kanë dal edhe ekipet mjeksore ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të peokuroeit Trupi i pa jetë dërgohet në IML në Prishtinë,për momentin rasti trajtohet si “Vdekje e dyshimt”. Hetimet rreth rastit janë duke i kryer njësitet e hetimeve rajonale në bashkveprim me prokurorin”, ka thënë Hashani.