Rrahu dhe tentoi të dhunojë bashkëshorten, arrestohet gjilanasi

Rrahu dhe tentoi të dhunojë bashkëshorten, arrestohet gjilanasi

Është arrestuar një person i dyshuar në Gjilan, pasi që i njëjti në shtëpinë e tij kishte tentuar ta dhunojë bashkëshorten dhe kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës.

Si pasojë e rastit, bashkëshortja e të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.