Bastisen dy lokacione në Gjilan, konfiskohen narkotikë

Bastisen dy lokacione në Gjilan, konfiskohen narkotikë

Njësit policore në rajonin e Gjilanit, kanë hasur në dy persona të dyshimtë, tek të cilët gjatë kontrollit të njërit janë gjetur një cigare e dyshuar narkotike, ndërsa tek tjetri një thikë.

Njësitë policore më pas kanë kryer bastisje në dy lokacionet e të dyshuarve, ku kanë hasur tek i dyshuar i parë: Një qese plasmasti me substanca narkotike marihuanë me peshë 10.7 gramë.

Një qese plasmasti në fara me peshë prej 3.4 gramë, dy grinderë, 6 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Një armë të gjatë të gjuetisë dhe një thikë.

Kurse tek personi i dytë janë gjetur dhe konfiskuar një qese plasmasti me fara të Kanabis Sativa me peshë 43.3 gramë dhe një grinder.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.