Hyri ilegalisht në Kosovë,Policia ndalon një shtetas të Serbisë në Kamenicë

Hyri ilegalisht në Kosovë,Policia ndalon një shtetas të Serbisë në Kamenicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë ka hyrë ilegalisht në Kosovë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e martë, rreth orës 08:35.

“Është ndalur një veturë me targa të huaja, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë i cili nga Serbia ka hyrë në Republikën e Kosovës përmes rrugëve alternative duke iu shmangur kontrolleve kufitare”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që i dyshuari në procedurë të shpejtë të dërgohet në gjykatë.