Vlorë, dy raste të dhunës në familje

Vlorë, dy raste të dhunës në familje

Dy shtetas janë arrestuar një flagrancë nga Policia e Vlorës.

Bëhet fjalë për dy raste të dhunës në familje ku në rastin e parë viktimës e dhunës është gruaja, ndërsa në rastin e dytë bashkëshorti.

35-vjeçarja pasi ka ushtruar dhunë mbi të, e ka përndjekur e më pas i ka thyer edhe telefonin.

Policia e Shtetit: “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë  shtetasin S. D., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi në datë 26.10.2020, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë është arrestuar në flagrancë shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi në datën 26.10.2020, ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike, ka përndjekur ish-bashkëjetuesin e saj dhe i ka thyer atij telefonin”./oranews