Tri vjedhje të raportuara vetëm në 24-orët e fundit

Tri vjedhje të raportuara vetëm në 24-orët e fundit

Tri vjedhje të rënda janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit nga Policia e Kosovës.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të PK-së, njëra nga këto vjedhje ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 03:55. Një person është ankuar se brenda lokalit të tij janë vjedhur para të gatshme, shuma e të cilave ende nuk dihet.

Vjedhja tjetër e ndodhur në Fushë-Kosovë, ka të bëjë me marrjen e një çante krahu në të cilën kishte para të gatshme.

“I dyshuari është futur në një veturë dhe së bashku me një të dyshuar tjetër kanë ikur në drejtim të fshatit Dardhishtë, Obiliq. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe janë në kërkim të veturës dhe personave të dyshimtë”, thuhet në njoftim.

Kurse vjedhja e tretë e cila ppoashtu ka ndodhur në Prishtinë, në njoftimin e policisë thuhet se personi i dyshuar (icili është arrestuar më pas), kishte hapur me forcë veturën e viktimës për të kryer vjedhje.

“I dyshuari nuk posedonte dokumenti me vete dhe në konsultim me prokurorin i njëjti dërgohet në mbajtje”, shkruan tutje në njoftim.