Dy të mitur arratisen nga burgu i Lipjanit

Dy të mitur arratisen nga burgu i Lipjanit

Dy persona janë arratisur nga burgu i të miturve në Lipjan.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:15 në burgun e Lipjanit.

Siç thuhet në raport, njësitë policore janë në kërkim të personave të dyshuar si dhe kanë intervistuar disa persona përgjegjës.

“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arratisur nga Burgu për të Mitur në Lipjan, njësitë policore janë në kërkim të personave të dyshuar dhe kanë intervistuar disa persona përgjegjës”, thuhet në raport.