Dy palestinezë kryen vjedhje brenda një veture në Prishtinë, arrestohen

Dy palestinezë kryen vjedhje brenda një veture në Prishtinë, arrestohen

Dy persona, shtetas të Palestinës janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer vjedhje në një veturë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00 në rrugën “Ilaz Kodra”, në Prishtinë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj palestinez, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer vjedhje nga vetura e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.