Një femër nga Gjakova, dyshohet se vodhi rreth 5 mijë euro

Një femër nga Gjakova, dyshohet se vodhi rreth 5 mijë euro

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë.

Një person ka njoftuar Policinë e Kosovës, se e dyshuara femër kishte vjedhur rreth 5 mijë euro.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë.

“VJEDHJE E RËNDË Rr. “Ali Pashë Tepelena”, Gjakovë 15.08.2020 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e dyshuara femër kosovare ia kishte vjedhur rreth 5000 euro. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, njofton Policia e Kosovës.