
15:57 / 29.10.2020
Fier,arrestohet personi i shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni
Një 47 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Fierit.
Sipas informacioneve, në pranga ka rënë A.K., banues në Fier, i dënuar me 4 vite e 11 muaj nën akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit”.
Masa ndaj tij është marrë nga gjykata më 3 prill të vitit 2008.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./oranews