Arrestohen dy vëllezërit në Kukës, vodhën kasafortën e një lokali

Arrestohen dy vëllezërit në Kukës, vodhën kasafortën e një lokali

Vodhën me thyerje kasafortën e një lokali në qytetin e Kukësit, arrestohen në flagrancë dy autorët e dyshuar.

Ky është njoftimi I Policisë sëKukësit e cila njofton gjithashtu se janë sekuestruar edhe një sasdi lëndë narkotike, e gjendur në banesën e banesën e dy vëllezërve. 

Policia: Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, pas njoftimit të marrë për vjedhjen me thyerje të një kasaforte në një lokal në qytetin e Kukësit, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas punës së mirorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. H., 30 vjeç, banues në Kukës dhe E. H., 21 vjeç, banues në Kukës (vëllezër).

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se në datën 29.10.2020, gjatë natës, kanë vjedhur me thyerje një lokal në qytetin e Kukësit, ku kanë thyer kasafortën dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 doza me lëndë narkotike cannabis sativa“./oranews