Kallashnikov dhe 70 fishekë në banesë, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

Kallashnikov dhe 70 fishekë në banesë, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

Sekuestrohet 1 armë zjarri dhe municion luftarak, ndërsa arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.16 të qytetit të Durrësit gjatë një operacionit të Forcave Operacionale.

Sipas asaj që njofton Policia, në pranga ka përfunduar 51-vjeçari me iuniciale D.R, ndërsa në banesën e tij u gjetën 1 armë zjarri automatik, 4 krehra dhe 70 fishekë.

PoliciaForcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që disponojnë armë zjarri në banesë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në një banesë në lagjen nr. 16, Durrës dhe si rezultat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi D. R., 51 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 4 krehra dhe 70 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./oranews