Rritet numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në Izmir

Rritet numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në Izmir

Ka shkuar në tre numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën nga tërmeti i 30 tetorit që goditi qytetin e Izmirit në Turqi. Lajmin për humbjen e tretë ë ka konfirmuar nëpërmjet një njoftimi në facebook Shoqata Kulturore Shqiptare “Bornova” në Izmir.

“Humbjet tona të dhimbshme Bajram Doğruya dhe gruaja e tij Hatixhe Doğruya, xhaxhallarët e Rujdi Doğruya, anëtar i bordit mbikëqyrës të shoqatës sonë, dhe një nga anëtarët e shoqatës sonë, hamlhamiye Doğruya, humbën jetën për shkak të tërmetit me madhësi 6.6. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të dashurve të tyre” shkruhet në njoftim.