Agushi: Familja mu vra për Kosovë, ndërsa unë u bëra i huaj

Agushi: Familja mu vra për Kosovë, ndërsa unë u bëra i huaj

Paradokse shqiptare, dhanë jetën për lirinë e Kosovës por pasardhësit e tyre nuk dinë të flasin gjuhën shqipe.

Edhe kjo histori e kësaj familje vjen me një tjetër ngjarje të rëndë të emigrimit për në Turqi.Qazim Agushi  me prejardhje shqiptare nga Malisheva, na rrëfen jetën e tij me plotë dhimbje që e përjetoi në moshën 15-vjeçare duke e parë  familjen e tij të vrarë, prerë e masakruar.

Familja e Agushit ka qenë një familje me pozitë të lartë qeveritare dhe patjetër që kanë luftuar për t’i mbrojtur të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, dhe kanë dalur përball politikës së gabuar serbe,dhe kjo ka bërë që serbët t'i ndiqnin para se të shpërngulëshin nga Kosova dhe si pasoj e kësaj ata përjetuan ngjarje shumë të rënda.

Për më shumë rreth ngjarjes së familjes Agushi ndiqeni videon e plotë: