Futbollisti shqiptar që u nxor nga gërmadhat ende në rrezik për jetën

Futbollisti shqiptar që u nxor nga gërmadhat ende në rrezik për jetën

Futbollisti me origjinë shqiptare Malik Tahirler, i cili u nxor në gjendje të rëndë shëndetësore nga gërmadhat e ndërtesave pas tërmetit të fuqishëm në Izmir tani është në mjekim intensiv dhe në rrezik për jetën.

Bashkëpunëtorja e RTK-së në Turqi, Mimoza Elezi nëpërmjet profilit të saj në Facebook e ka përshkruar historinë e dhimbshme të kësaj familjeje.

“Momentin e tërmetit pallati filloi të shembej dhe familja Tahiraj ngeli në këto gërmadha. Nëna  e tij për të shpëtuar djalin e saj u hodh mbi të për ta mbrojtur. Nëna nga dhimbja e kësaj skene tek shikonte djalin të ngelur nën shtyllën e pallatit, ashtu si kalkan mbrojtës mbi birin e saj  dha jetë. Zemra  e saj s’duroj dot më dhe ajo kaloi krizë në zemër. Shpirti i saj i pajetë, trupi i saj i ngrirë vazhdonte të rrinte mbi trupin e birit të saj. Edhe e vdekur ajo e mbronte birin e saj. Pranë tyre shtrihej babai i tyre që spati fat të merrte frymë asnjë sekondë”, rrëfen ajo ngjarjen tronditëse pas tërmetit në Izmir.

Mahiri aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë dhe doktorët turq mendojnë t’ia amputojnë këmbën në mënyrë që t’ia shpëtojnë jetën. Ai ishte pjesë e klubit të futbollit, Karşıyaka Spor Izmir.