14:33 / 09.11.2020
Babën dhe axhën i pushkatuan para syve tanë
Emisioni “ Shqiptarët e Turqisë”, sjell ngjarje prekëse që kanë përjetuar shqiptarët atje ndër vite. Kësaj rradhe ky emision ka sjellë historinë rrënqethëse të famijes Nika, e cila ka migruar në Turqi shumë vite më përpara.
Gjyshi 90 vjeçar ka rrëfyer se si ia vranë babën dhe axhën para syve të tyre.
“Si sot e kujtoj Luftën e Dytë Botërore. Gjithçka që perjetova, serbët i kishin lidhur shqiptarët në ndërtesën e komunës i masakronin të lidhur, këmbë e duar. Aty kam parë edhe gjermanë që erdhën dhe i shpëtuan shqiptarët...” vazhdon rrëfimin gjyshi 90 vjeçar.
Për më shumë ndiqeni videon:























