Gjakovari i rreh gruan dhe babanë, ishte nën ndikimin e alkoolit
BKT
Kronika

Gjakovari i rreh gruan dhe babanë, ishte nën ndikimin e alkoolit

Policia e Kosovës ka arrestuar rreth mesnatës një person në Gjakovë, meqë kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe babanë e tij.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit.“Gjakovë 12.11.2020 – 00:00. Është raportuar se i dyshuari m/k ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe babanë e tij. Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Vlen të ceket se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit”, thuhet në raport.

 


MË SHUME NGA Kronika