Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për lëndim të rëndë trupor
BKT
Kronika

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për lëndim të rëndë trupor

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.I për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Lëndim i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 3, pika 3.2, lidhur me paragrafin 2, lidhur me pikën 2.1 të KPRK-së.

“Të pandehurit E.I iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji,  pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par 1 nën par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri E.I mund të  përsëris  veprën  penale, mund  të arratiset dhe në këtë mënyrë do të pengojë rrjedhën e procedurës penale dhe po ashtu mund të ndikoj edhe në të dëmtuarin, pasi që të njëjtin e ka familjar”, thuhet në njoftim.

Palët kanë të drejtën e ankesës  kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. 


MË SHUME NGA Kronika