22:22 / 13.11.2020
COVID i merr jetën profesorit të gjimnazit “Ahmet Gashi”
Si pasojë e COVID-19 ka ndërruar jetë profesori Milaim Berisha, i cili ishte pjesë e trupës pedagogjike të gjimnazit “Ahmet Gashi” në kryeqytet.
|
Lajmi u konfirmua nga vet shkolla, që shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen. “Me pikëllim të thellë iu njoftojmë se si pasojë e virusit COVID-19 u nda nga jeta mësimdhënësi i shkollës sonë prof. Milaim Berisha”, thuhet në njoftimin e shkollës. Gjimnazi “Ahmet Gashi” tha se profesori i ndjerë ishte model shembull për mësimdhënësit dhe do të mbahet mend për kontributin e vyer në arsim. “Prof. Milaim Berisha ka qenë modeli më i mirë i mësimdhënësit shembullor. Ai dha një kontribut mjaft të vyer në arsim e sidomos në gjimnazin tonë”, përfundoi njoftimi.
|
|
|
























