08:44 / 17.11.2020
117 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës
Spitali i Pejës njofton se po trajtohen 117 pacientë me Covid-19.
97 nga këta peciantë janë në oksigjeno-terapi, kurse 15 janë në gjendje më të rëndë.
Ky është njoftimi i tyre i plotë:
Aktualisht po trajtohen 117 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 97 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 3 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.























