Prishtinë, dyshohet se një fëmijë është dhunuar nga një i mitur
BKT
Kronika

Prishtinë, dyshohet se një fëmijë është dhunuar nga një i mitur

Një i mitur në Prishtinë, po dyshohet se ka kryer një akt shumë të rëndë.

Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka thënë se është raportuar se i dyshuari i mitur dyshohet se ka dhunuar viktimën fëmijë të gjinisë femërore në kryeqytet, shkruan lajmi.net.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon  që viktima të dërgohet në IML për ekzaminim dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt dhe vazhdon të hetohet.


MË SHUME NGA Kronika